AKTUALE
       EDITORIAL
       INTERVISTË
       OPINIONE
       ANALIZA
       KOSOVË
       MENAXHMENT
       MARKETING
       TEKNOLOGJI
       ANKETA
 
 
 
MENAXHMENT
 

Gabimet mė tė shpeshta nė biznes planet


Sezonalja i referohet pėrqindjes sė shitjeve qė janė krijuar pėr njė muaj. Pėr shembull, shumica e shitėsve me pakicė kanė shitje tė bujshme nė muajt nėntor dhe dhjetor dhe shitje tė dobėta nė muajt janar dhe shkurt.

Biznes plani juaj në mënyrë tipike është impresioni i parë potencial që huadhënësit apo investitorët ta pranojnë idenë tuaj. Madje edhe me produkt të mrekullueshëm, ekip, dhe konsumator dhe jy jeni të paaftë pët të përçuar siç duhet imazhin tuaj dhe ky mund te jetë impresioni i fundit nëse biznes plani juaj ka disa nga gabimet më të shpeshta që pasojnë. Huadhënësit dhe investitorët kalojnë në shqyrtim qindra biznes plane çdo vit, huadhënësit dhe investitorët bëhen më shumë cinik sepse të njejtat gabime paraqiten gjithmonë në mënyre të regullt. Me gjithë konkurrencën e shumtë për sasi të limituar të kapitalit, është e domosdoshmë të mos bëhen këto gabime. Gabime që behen më së shpeshti në biznes plane janë të aspektit financiar, marketingut, të organizimit dhe të zbatimit.

Gabimet financiare

Projeksionet finansiare joreale- thjeshtë të thuash që do të shkoni të bëni shitje me vlerë prej 100 000 eurosh nuk është e mjaftueshme, e as nuk mund thjeshtë ta thuash këtë, pasi nuk ka mënyrë  se si të dish. Çdo njëri e din që këtu nuk ka mënyrë që saktësisht të bëhen, e veçanërisht në fillim të ngritjes së biznesit. Por ajo se çfarë kërkohet në planin tuaj janë supozimet e arsyeshëme të bëra dhe të mbështetura në kërkime. Me inkorporimin e detajeve në listë të supozimeve, huadhënësit investitorët mund t'i gjykojnë analizat tuaja dhe të marrin vendim për zhvillimin e procesit. Nëse keni projektuar të gjeneroni shitje të larta të cilat dallojnë nga norma e industrisë,  arsyetoni si keni arritur tek ky konkludim sa më shumë që është e mundur.  Të dhënta financiare që janë kontradiktore me ata përqindjet e  industrisë dhe shitjet e paraqitura tepër agresive do të paraqësin dobësi të biznes planit. Për këtë arsye shpjegoni hollësisht çdo numër.

Ngatëresa e cash-it me profitin- të ardhurat jo gjithmonë janë të njejta me cash-in. Shumë njerëz e ngatërojnë cashin me fitimin. Ju mund të mos keni pjesë domethënese të shitjeve që vinë prej atyre që janë të kthyeshme, koha për rrjedhën e parave është kritike për zhvillimin e strategjisë financiare, siç është rrjedha e parave shumë më e rëndësishme se profiti. Fitimi është një koncept kontabiliteti kur cash-i është para në bank. Nëse nuk besoni mundohuni t'i paguani faturat me profit.

Jo përshtatje për sezonet- të gjitha bizneset janë sezonale deri në një nivel, disa më shumë se të tjerat. Sezonalja i referohet përqindjes së shitjeve që janë krijuar për një muaj. Për shembull, shumica e shitësve me pakicë kanë shitje të bujshme në muajt nëntor dhe dhjetor dhe shitje të dobëta në muajt janar dhe shkurt.

Nëse ndërtoni ata do të vijnë- bëhuni të kujdesshëm në pretendimet se njëherë dyert tuaja hapen për njerëzit, ata do të qarkullojnë deri sa të blejnë. Ju do me thënë keni biznes te ri, relativisht të padëgjuar. Kjo është koha kur biznesi është i cenueshëm aq shumë sa pronari i rezervave të cash-it  tipikisht e ka shfytëzuar për të hapur shitoren. Nëse projektimet e shitjeve janë jashtë gjatë  disa mujave të parë dhe ju nuk keni kapital punues të mjaftueshëm për të mbajtur në këmbë atë, ju mund që ngadal të dilni nga biznesi.

Projeksione financiare të pamjaftueshme- projeksinoet financiare themelore përbehen nga katër elemente: paraqitja e të ardhurave, fitim& humbja, bilanci dhe paraqitja e rrjedhës së parave. Për shumë biznese projeksioni tre-katër vjeçar është i mjaftueshëm, por nësë përbëhet nga kapitali i fortë dhe do të duhet më gjatë për tu parë profitabiliteti shfrytëzo periudhën pesë vjeçare. Figurat aktuale janë një më shumë, nëse ju mundeni t'i ndërtoni ato dhe çdo numër të nevojshëm në projeksion duhet të jetë në biznes planin rrëfyes. Nësë jeni duke blerë një biznes ekzistues shfrytëzo financat për ta parë historikisht mbështetjen për figurat e shitjeve. Çdo shpenzim domethënës duhet të ketë kuotë të shoqëruar në shtojcë, veçanërisht për kostruktimin ose rimodelimin, kjo është një fushë në të cilën shumica e ndërmarrësve flejnë  dhe i nënvlersojnë këto kosto.

Dobësitë për të lehtësuar dëshpërimet e konsumatorëve-Bizneset  shërbejnë për të prodhuar, me qëllim që dëshpërimet e konsumatorve të zvogëlohen. Dëshpërimet  përfshinë si për shembull: vetura nuk punon më tutje, taimet e të ardhurave janë shumë rëndë për tu përgaditur etj.  Nëse biznes plani juaj nuk demonstron se si do t'i lehtësojë dëshpërimet e konsumatorëve, atëherë shanset për sukses në treg janë ekstremisht të kufizuara. Mbani mend dëshpërimet janë të barabarta me mundësitë e tregut. Dëshpërime më të mëdhaja, numri më i madh i konsumatorëve më dëshpërime që e tangojnë këtë biznes dhe më së miri që mund ta lehtësosh këto dëshpërime është e barabartë me potencial tregu më të madh.

Një milion konsumatorë të shërbyer- pretendimet çdonjërit për atë çka i duhet produktit ose shërbimit do të dergojë do ta nxjerr në pah atë që ju nuk e njihni tregun dhe do ta largojë çdo kredibilitet të planit tuaj. Megjithëse është e vërtetë se çdonjëri ha, por jo çdonjëri do të ha në restoranin tuaj, asnjë nuk mund efektivisht të promovoj për çdonjërin. Duke e hulumtuar segmentin që është më i ngjashëm do ta shfrytëzoje produktin ose shërbimin dhe të tregoje si mesazhi juaj do të mbërrij tek ata që janë target, së fundi do të prodhoj përpjekje më të suksesshme. Duke pasur target të definuar qartësisht në treg do të demonstrojse se ju keni kryer detyrat e shtëpisë dhe do të vendos gurthemel të strategjisë së marketingut të suksesshëm.

Nuk kemi konkurrencë- shfrytëzo këtë formulim nëse ju doni që plani juaj të jetë i papërshtatshëm. Secili biznes ka konkurrencë, madje aty mund mos të ketë konkurrent të drejtpërdrejt, që nënkupton një biznes që ofron produkt të njejtë ose të ngjashëm. Të thuash aty nuk ka konkurrencë u tregon rishikuesve që ju nuk keni kryer asnjë kërkim marketingu ose që aty nuk është tregu për produktin tuaj.

Gabimet organizative

Shkrimi i planit për audincë të gabuar- plani për një huadhënës duhet të shkruhet ndryshe-ndryshe për çdo investitor. Bankat janë të interesuara t'i shikojnë gjasat që borxhi do të ripaguhet dhe investitorët janë të interesuar për fitimin potencial. Je i sigurt për të shkruar planin tuaj për audiencën tuaj.

Shumë përsëritës- shumë herë, planet përfshijnë të njejtat çështje. Plani i shkruar mirë duhet t'i përfshijë çështjet kyçe vetëm dy herë: njëherë në përmbledhjen ekzekutive dhë përsëri në detajet e mëdha në radhitjen e planit. Investitorët janë realisht të interesuar për teknologjinë tuaj nëse ajo zgjidh një problem që njerëzit do të paguajnë për atë, është më mirë se konkurrimi, mund të mbrohet  përmes patentave dhe mund në mënyrë të arsyeshme të shkohet në treg pa harxhime  të mëdhaja të parave. Përmbledhja ekzekutive duhet të mbajë jo më shumë se 1-3 faqe. Idealisht përmbledhja duhet të jetë vetëm nga një faqe por disa plane komplekse kërkojnë më shumë. Një plan ideal biznesi është 20- 30 faqe, duke përfshire edhe atë finaciar. Sa më pak aq më mirë.

Mbivlerësimi i idesë së biznesit- ajo çka i jep biznes planit vlerë nuk është idea por ekzekutimi i idesë. Një ide e shkëlqyer është një fillim, por gjithmonë secili ka ide të mirë në disa çështje të jetës së tyre. Si ju do ta ekzekutoni këtë ide, varet nga ajo se çfarë pjesësh vendos në plan real prej ëndërrimtarëve.

Gabimet ekzekutive

Të presish gjatë- të gjesh fonde për biznesin merr shumë kohë. Shpresohet që minimum tre muaj pasi të mbarosh biznes planin tënd të gjesh fonde. Veç nëse keni kapital në sasi të mjaftueshme është mirë, resurset tjera të të ardhurave mund të gjenden në bank. Ky numër duhet të reduktohet. Bankat financojnë bizneset që kanë histori operative më pak se dy vjet, që kërkon kohë shtesë, durim dhe punë më shkresa. Financimi përmes investitorëve zakonisht është një proces i gjatë pasi ata kanë shumë njerëz  që garojnë për paratë e tyre dhe ata tentojnë  të bëjnë hap të kujdesshëm që investimi i tyre te jetë i sigurt. Pritja derisa të gjeni paratë që nevojiten është rruga e vërtët për ta larguar biznesin nga lëshimet e mundshme.

Kufiri i tepruar i kohës - shumë pronar biznesesh nënvlersojnë kufirin e kohës për të kapur momentin e duhur. Në natyrën njerëzore është të mendohet që mund të bejmë gjërat më shpejt se sa që është e mundur. Kur do filloni biznesin aty do të ketë disa punë që nuk mund t'i parashikoni ca punë të tjera që mendoni se do të jenë të lehta dhe në fund do të shihni që do të marin një kohë më të gjatë. Është më së miri për ta mbivlerësuar dhe mbaruar herët, më saktë sesa përleshje dhe zbatime sesa fillim i dobët. Kur përgatitni planin tuaj, behuni të sigurt që ju keni në më pak disa njerëz në pasqyrë pasi t'i dërgoni ata jashtë. Është e preferueshme të shikohet për njerëz në atë industri ose njerëz që kanë specializim në shitje, distribuim, etj. që t'i hedhin një shikim më sy të freskët dhe të gjejnë ndonjë të metë në biznes plan. Duke qenë shumë afër aksionit mund të mbaheni të objektivat që janë dhe ky shqyrtim plotësues ndoshta do tu kursej kokëçarje të panumërta, si dhe para.
 
Përsosje- mund të jetë e lehtë për të harxhuar orë të panumërta për persosjen e biznes planit dhe së fundmi asnjëherë të mos leshohet ky biznes plan. Kujdes, biznes plani juaj asnjëherë nuk do të jetë i përsosur dhe në praktik  do të freskohet vazhdimisht ashtu si do të mësoni më shumë rreth biznesit, tregut dhe konsumatorëve. Mos e përpilo planin tënd në formë akademike, mbaro dhe nxirre atë para investitorëve dhe hudhënësve.



Shkėlqim AJVAZI

Lartė | Prapa

 
  © 2007-2008 Revista Ekonomike Valuta. Dizajni & Programimi i web faqes nga VALUTA