Mėnyra mė e pėrshtatshme pėr eliminimin e varfėrisė nė vendin tonė do tė ishte rritja e ndėrmarrjeve private nė Maqedoni, rritja e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme tė themeluara, tė financuara dhe tė udhėhequra nga ndėrmarrėsit.
Banka Botërore, në vlerësimin mbi nivelin e varfërisë në Maqedoni, erdhi në një përfundim jo të çuditshëm: varfëria në Maqedoni është e shtrirë plotësisht, por nuk është e thellë. Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, më shumë se 50% e popullatës së Maqedonisë jeton në varfëri, por mesatarja e rritjes së fitimit vjetor, mesatarja e nevojshme për ta eleminuar në tërësi varfërinë në Maqedoni, do të ishte vetëm 250 euro për person. Kjo nuk është ndonjë shumë e madhe, duke marrë parasysh pagën mesatare në Maqedoni si dhe numrin e të papunëve të regjistruar në Entin për punësim. Është më pak se 15 euro në muaj për person. Megjithatë, mbeten pyetjet: Si mund të arrihet kjo rritje e të hyrave? Përmes donacioneve të shumta ndërkombëtare? Nëpërmjet parave të dërguara nga diaspora? Përmes hyrjes së bujshme të investimeve të huaja direkte? Nëpërmjet privatizimit të një grushti të shkallës së gjerë të Ndërmarrjeve Sociale të Zotëruara? Nëpërmjet pagesave, transfereve të qeverisë? Fatkeqësisht, po të kemi parasysh shtrirjen e varfërisë sot në Maqedoni, asnjëra prej këtyre mënyrave nuk është e përshtatshme.
Cila ėshtė mėnyra mė e pėrshtatėshme pėr dalje nga varfėria?
Mënyra më e përshtatshme për eliminimin e varfërisë në vendin tonë do të ishte rritja e ndërmarrjeve private në Maqedoni, rritja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të themeluara, të financuara dhe të udhëhequra nga ndërmarrësit. Rritja e sektorit privat të zotëruar nuk është vetëm një drejtim racional, por është edhe i vetmi drejtim i qëndrueshëm për të ardhmen. Sot, betejën kundër varfërisë mund ta fillojnë vetëm ndërmarrjet private, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke i dhënë pasqyrës ekonomike momentale një shumëllojshmëri strukture dhe burimesh. Pyetja tjetër e cila vihet në shënjestër për të treguar se sa të varfër ka në Maqedoni është:
Si ta definojmė varfėrinė?
Varfëria në kuptim të qartë ekonomik është definuar nëpërmjet një mase të mirëqenies së bazuar në konsum. Pragu i varfërisë definohet si shpenzim i minimumit të shportës së ushqimeve e cila për një të rritur siguron afërsisht 2,100 kalori në ditë, plus një koeficient mallrash të tjerë esencialë. Të ardhurat e nevojshme për të përmbushur këtë minimum pragu janë afërsisht 1.5 euro për një të rritur në ditë, ose përafërsisht 50 euro për një të rritur në muaj. Ata me të ardhura nën këtë prag thuhet se jetojnë në varfëri.
Ndėrmarrjet private si shpėtimtarė
Çelësi i rritjes se të ardhurave të qëndrueshme është punësimi. Bizneset private, krahasuar me mënyrat tjera të punësimit, për një të ardhme më të afërt tregojnë potenciale më të larta të punësimit. Duke marrë parasysh traditën e vetëpunësimit në Maqedoni, pengesat e fillimit dhe udhëheqjes së bizneseve të vogla janë relativisht të pakta. Biznesmenët privatë kanë lirinë që të fillojnë dhe të gjurmojnë qysh sot mundësi fitimprurëse. Në përgjithësi, eksperienca në tregje të tjera të shfaqura të Evropës tregon se ndërmarrjet private të vogla dhe të mesme janë burim i madh i punëve të reja. Maqedonia nuk është ndryshe. Kjo do të jetë e vërtetë veçanërisht në sektorin e bujqësisë së Maqedonisë. Përqindja më e madhe e të varfërve të Maqedonisë jeton në fushat bujqësore. Bizneset e vogla të udhëhequra nga familjet do të jenë forca udhëheqëse e rritjes në produktivitetin bujqësor dhe në zgjerimin e bizneseve në lidhje me bujqësinë, siç janë procesimi i ushqimit dhe mekanizmat e distribuimit. Pse ndodh kjo? Realizimi i punëve të cilat bujqit i kanë përsipër tash më kanë filluar të devalvohen dhe të paraqesin një sindrom tjetër, të ashtuquajturin sindromi i ANGARISË. Kjo dukuri ka bërë që shumica e bujqve ta lënë punën në tokat bujqësore, duke u nisur nga fakti se tani për tani ajo s’është gjë tjetër veçse punë angari. Jashtë sektorit bujqësor, ndërmarrjet e vogla do të udhëheqin zgjerimin në bizneset intensive të punës, veçanërisht në prodhim të lehtë dhe në shërbime me vlerë të shtuar.
Si ta sigurojme punėn e dobishme?
Është mekanizmi i tregut të lirë ai që në një të ardhme të parashikueshme do t'i sigurojë më së miri sukses ekonomisë së Maqedonisë. Që tregu të funksionojë në mënyrë efektshme duhet të ndiqen rregullat e tregut të lirë. Ky aspekt i sjelljes te suksesi ekonomik është tërësisht nën kontrollin e secilit biznesmen në Maqedoni. Kjo mënyrë e arritjes së suksesit ekonomik është nën kontrollin e çdo biznesmeni në Maqedoni. Ambienti i biznesit në përgjithësi është i përbërë nga shuma e sjelljeve të secilit pjesëmarrës në biznes. Përderisa secila ndërmarrje private, e vogël dhe e mesme, e mban veten në të njëjtën vijë me sjelljet e tregut të lirë global, atëherë ambienti i bizneseve në përgjithësi në Maqedoni do të përmirësohet. Respekti për rregullat e drejtësisë, imponimi i kontratave të biznesit dhe qarkullimi i lirë i informatave, janë sjellje që janë nën kontrollin e individëve që merren me biznes. Përderisa këto biznese përmirësohen një nga një, e bashkë me ta përmirësohet edhe ambienti i biznesit, atëherë, në sektorin privat, me një shpejtësi rritëse do të krijohen edhe vende pune. Këto janë punët që do ta drejtojnë Maqedoninë jashtë varfërisë. Maqedonia, në një kohë kur klientët dhe investitorët po tërhiqen gjithnjë e më shumë nga produktet dhe bizneset tona, do të jetë edhe më pak e varur nga të ardhurat e pafituara. Ne do të paguajmë vetë dhe po vetë do t’i punësojmë njerëzit tanë.
Nė maqedoni varfėria ėshtė e madhe, por jo e thellė
Në vendin tonë varfëria prek gjysmën e popullsisë, një problem ky që mund të zgjidhet nëpërmjet shfrytëzimit të shpirtit të sipërmarrësit të njerëzve tanë. Ndërmarrjet private të Maqedonisë janë të pajisura më së miri për të udhëhequr misionin e shpëtimit të vendit nga varfëria.
Lirim XHELADINI
Lartė | Prapa
|