Adriano Semen është konsultant ndërkombëtar për bankieri, gjithashtu ai është ekspert dhe udhëheqës i ekipit Eurecna. Eurecna është kompani konsultimi nga Republika e Italisë. Në këtë intervistë z. Semen na flet për linjën e re kreditore e cila do të jepet nga EBRD-ja në bashkëpunim me TTK Bankën.
Valuta: Me siguri jeni të informuar me situatën ekonomike të Maqedonisë. Cili është mendimi i juaj për këtë çështje?
Semen: Maqedonia ka arritur të bëjë një përparim të vazhdueshëm në reformat strukturale gjatë viteve të kaluara. Diciplina e promovuar fiskale, niveli stabil iinflacionit dhe deficiti i pranuehëm tregta me rritjen modeste por efektive ekonomike janë sinjale komfore për të ardhmen e afërt.
Valuta: Ju si e vlerësoni sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë?
Semen: Në përparim e sipër, pritet përmirësim i mëtutjeshëm me qëllim që bankat lokale të sigurojnë kapital më të madh. Bankat e Maqedonisë i afrohen periudhës së konkurrencës së madhe, ku në tregun financiar janë duke hyrë edhe lojtarë ndërkombëtar, për këtë shkak bankave lokale u nevojitet kapital i ri adekuat.
Valuta: Disa ekspert ndërkombëtar thonë se sistemi bankar i Maqedonisë akoma është fragjil. Ju a pajtoheni me këtë?
Semen: Unë presonalisht pajtohem me këtë përfundim. Përforcimi i sketorit bankar do ta reduktoje koston e lartë të financimit dhe do t'i furnizojë bankat me kapital më të madh me qëllim që ata të mund ta përkrahin dhe t'i përmirësojnë nevojat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe të ndikojnë në rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit.
Valuta: Por... ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ankohen se përqindja e kamatave të kredive janë shumë të larta në Maqedoni. Si do ta komentoni ju këtë?
Semen: Kështu, lartësia e përqindjes së kamatave varet nga shumë faktorë, duke nisur nga niveli i Euribor-it e deri tek mbulesa e rrezikut komercial, si dhe rreziku i llogaritur për çdo shtet. Megjithatë, unë pres që lartësia e kamatave të reduktohet në të ardhmen e afërt.
Valuta: Cilat janë mangësitë më të mëdha që hasen gjatë zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme?
Semen: Mangësitë e ndërmarrjeve janë këta:mungesa e traditës së gjatë në sektorin e prodhimit, mos kushtimi i vëmendjes ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme gjatë viteve të kaluara, vështirësitë e hasura për përfitimin e financimit adekuat, vështirësitë e përgjithshme ne tregun lokal dhe vështirësitë gjatë eksportit. Defektet më shumë u referohen strategjive të kohëve të kaluara të ndlrmarrjve të vogla dhe të mesme. Tani situata është më e mirë, por përmirësimet e pritura në sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kërkojnë më shumë kohë.
Valuta: Si do ta vlerësoni paralajmërimin e EBRD-së për përkrahjen financiare afatgjate për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme?
Semen: Vendimi i EBRD-së që të japë një përkrahje konkrete për përmirësimin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, para se gjithash është një sinjal i fuqishëm të snesibilizimit dhe besimit qe ne e kemi ndaj Maqedonisë.
Valuta: Sa është lartësia e kësaj përkrahjes financiare?
Semen: Linja kreditore, e cila i është dhënë TTK Bankës kap shumën prej 5 milion eurosh, por ky nuk është i vetmi projekt, i cili është duke u realizuar në Maqedoni. Në fund të vitit 2007 EBRD-ja ka nënshkruar totalisht 36 projekte në Maqedoni, me një shumë mbi 49 milionë euro. 49 përqind e këtyre investimeve janë bërë në sketorin privat. Duhet të theksohet se ky intervenim ka gjeneruar investime shtesë prej 454 milion eurosh nga burimet tjera.
Valuta: Cilat projekte i përfshin linja kreditore?
Semen: Linja kreditore mund të financojë projekte investuese, furnizim me pajisje të reja dhe kapital qarkullues tregtar.Qëllimet kryesore të linjës kreditore janë: furnizimi me makineri për veprimtari prodhuese dhe ndërtim apo blerje të pronës së patundshme e cila do të shërbejë për prodhim ose për dhënien e shërbimeve. Gjithashtu, mund të finansohet tregtia dhe kapitali qarkullues për përkrahjen e prodhimit ose sigurimit të shërbimeve.
Valuta: Cilët janë kushtet e kreditimit?
Semen: Kreditet miratohen deri në lartësinë maksimale deri në 12 mijë euro (7.625.000 MKD), ndërkaq peridha e kthimit të kreditit është 5 vite. Kuota e kamatës për momentin është përcaktuar nga Euribor, plus kuota kamatore e definuar nga ana e EBOR dhe TTK Bankës, si dhe sipas aftësisë kreditore të huamarrësit.
Valuta: Sa është lartësia e përqindjes së kësaj linje kreditore?
Semen: Lartësia e përqindjes së kamatës nuk është fikse, tani për këto gjashtë muajt do të jetë Euribor +5.75.
Valuta: A ka grejs periudhë?
Semen: Po, grejs periudha është paraparë në kontratën për kreditim dhe ajo zgjat 12 muaj.
Valuta: Në cilën mënyrë klientët e interesuar mund të vijnë deri tek informatat më të detajuara për këtë linjë kreditore?
Semen: Të gjithë klientët e interesuar mund të vijnë deri tek informatat e detajura në lidhje me këtë linjë kreditore, tek filialet e TTK Bankës, si dhe te tribunat e hapura të cilat organizohen me qëllim që ta promovojnë këtë linjë kreditore.
Riat XHELADINI
Lartė | Prapa
|