AKTUALE
       EDITORIAL
       INTERVISTË
       OPINIONE
       ANALIZA
       KOSOVË
       MENAXHMENT
       MARKETING
       TEKNOLOGJI
       ANKETA
 
 
 
EDITORIAL
 

PĖRVJETORI


Atė qe e thamė nė fjalėn e redaksisė nė numrin e parė tė revistės sonė, jemi duke e dėshmuar nė numrat nė vijim, vėrtet ne ishim, jemi dhe do tė mbetemi njė inovacion i dobishėm shoqėror, pasi njėrin prej qėllimeve tona ne e arritėm, ky qėllim ishte: shpjegimi dhe sqarimi i rregullave moderne tė biznesit pėr lexuesit dhe afaristėt tonė.

Të gjithë muajt e vitit e kanë nga një karakteristikë. Kështu tek shqiptarët muaji mars mund të llogaritet si muaji i luftës, kryengritjeve dhe revoltave të armatosura kundër shtypësve, pushtuesve dhe okupatorëve të ndryshëm. Pastaj edhe emri i këtij muaji përputhet mjaft mirë me perëndinë romake Mars, e cila sipas romakëve ishte perëndia e luftës. Nëse marsi është muaji i luftës, atëherë prillin mund ta llogaritim si muaji i medieve shqiptare (flasim për shqiptarët e Maqedonisë). Kështu, para 10 viteve, më 10 prill u themelua e përditshmja FAKTI (I bëftë 100 vjet!), ndërsa sërish në prill, para një viti u themelua revista ekonomike VALUTA (Gjithashtu i bëftë 100 vjet!). Ndërkaq, në prillin e vitit 2008 u themelua edhe e përditshmja Shqip Media, të cilët i uruam për punën e tyre por përgjigje nuk morëm, besojmë se me kalimin e kohës edhe ata do t'i mësojnë rregullat e mirësjelljes.

Fillimi

Gjithçka nisi nga një darkë në restorant Tivoli, ku tre të rinj diskutonin për atë se çfarë risie mund t'i jepnin shoqërisë të cilës i përkasin. Prej të gjithë atyre ideve, ideja për themelimin e një reviste ekonomike na u duk si më origjinale. Në atë kohë gjithçka dukej e mjegullt dhe e paqartë, por me botimin e numrit të parë mjegulla e pasigurisë u tërhoq dhe paqartësia u zhduk. Fill pas numrit të parë u ndërtua strategjia e cila synonte zhvillim gradual të revistës. Të gjithë lexuesit e vëmendshëm te Valutë-s e dinë se pesë numra Valuta ishte mujore, pas pesë muajve stafi i revistës erdhi në përfundim se revista mund te shndërrohet në dyjavore, pasi është tejkaluar faza fillestare apo siç e quanim figurativisht “dhimbjet e rritës”. Gjatë kësaj periudhe të transformimit ne shkuam një hap më tej. Valuta u bë revista e parë ekonomike edhe në Kosovë, pasi ne filluam të trajtojmë tema ekonomike nga Kosova. Hyrja jonë në Kosovë provokoi edhe reagime pozitive, menjëherë pas nesh filloi të botohet edhe një revistë ekonomike, autoktone kosovare. Fatkeqësisht, mbijetesa e saj ishte shumë e shkurtë. Sërish mbetëm të vetëm në treg.

Vazhdimi

Atë qe e thamë në fjalën e redaksisë në numrin e parë të revistës sonë, jemi duke e dëshmuar në numrat në vijim, vërtet ne ishim, jemi dhe do të mbetemi një inovacion i dobishëm shoqëror, pasi njërin prej qëllimeve tona ne e arritëm, ky qëllim ishte: shpjegimi dhe sqarimi i rregullave moderne të biznesit për lexuesit dhe afaristët tonë. Ndërkaq tash jemi ne fazën e sendërtimit të qëllimit të dytë, ky qëllim është: barazia ekonomike ndërmjet bashkësive etnike në Maqedoni, gjegjësisht përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në sferën e ekonomisë dhe financave. Sendërtimi i këtij qëllimi paraqitet si domosdoshmëri e kohës, sepse pas vitit 2001 konfiguracioni politik dhe ai ekonomik kërkojnë përshtatje, në pajtim me pasqyrën reale etnike të vendit. Çka duhet të përfshije përfaqësimi adekuat në sferën e ekonomisë? Këtë nocion nuk duhet ta kuptojmë vetëm si trampolinë për punësimin e shqiptarëve në organet dhe institucionet ekonomike të këtij shteti, por duhet pak ta ekzagjerojmë këtë nocion. Si? Shembull në këtë nocion duhet të përfshihet: pjesëmarrja e shqiptarëve ne furnizimet publike me kuotë të caktuar me ligj, vendosja e kushtit nga ana e BPRM-së që çdo bankë të ketë nga një shqiptar në udhëheqësin e lartë të tyre etj.  Jemi të vetëdijshëm se subjektet tona politike një gjë të tillë nuk janë në gjendje ta bëjnë për shkak se janë tepër të ngarkuar me vetveten, ndërkaq, kjo ngarkesë ua ka eklipsuar të gjitha gjërat tjera të cilat kanë rëndësi jetike për kombin. Për këtë arsye Valuta ia ka parashtruar vetvetes këtë cak. Natyrisht, ky cak nuk mund të përmbushet pa ndihmën e presionit të opinionit publik dhe komunitetit afarist shqiptar këtu në Maqedoni. Deri më tani ndodh e kundërta, subjektet tona politike janë duke bërë presion mbi afaristët dhe mediumet shqiptare, ky fenomen duhet të ndërpritet urgjentisht, pasi ndodh vetëm tek diktaturat afrikane.

Përfundimi

Gjithsesi, asnjë revistë nuk ka arritur të mbijetojë pa përkrahjen e lexuesve të saj dhe afaristëve. Ne i falënderojmë ata për përkrahjen e madhe që na e kanë dhënë gjatë kësaj periudhe njëvjeçare. Me siguri se pa ndihmën e tyre ne nuk do të kishim arritur deri këtu. Të njëjtën gjë nuk mund ta themi edhe për institucionet dhe organet shtetërore, ku bartës të tyre ishin shqiptarë. Ne i ftuam ata që të bashkëpunojnë, por në shumë pak vende e hasëm mirëkuptimin e tyre, kur flasim për organet dhe institucionet shtetërore e kemi fjalën, si për ato shtetërore po ashtu edhe për ata lokale. Kurse në anën tjetër, konkurrenti ynë nga pala maqedone është i përfaqësuar në çdo organ dhe institucion shtetëror. Megjithatë shpresojmë se në të ardhmen kjo do të ndryshoje.

NA QOFTË ME FAT PËRVJETORI I PARË!


Riat XHELADINI

Lartë | Prapa

 
 
  © 2007-2008 Revista Ekonomike Valuta. Dizajni & Programimi i web faqes nga VALUTA