AKTUALE
       EDITORIAL
       INTERVISTË
       OPINIONE
       ANALIZA
       KOSOVË
       MENAXHMENT
       MARKETING
       TEKNOLOGJI
       ANKETA
 
 
 
AKTUALE
 
Konsumatorė po, tė punėsuar jo

Ėshtė fakt se nė pozitat udhėheqėse tė disa filialave tė kompanive tė mėdha, supermarketeve, bankave apo shoqėrive tė sigurimit nėpėr qytetet e Maqedonisė perėndimore ku shqiptarėt janė shumicė janė tė vendosur maqedon dhe numri i tė punėsuarve nuk korespondon me pėrqindjen e popullatės.

Në numrin e kaluar e publikuam vendimin skandaloz të MPB-së për dhënien e licencës për organizimin e provimeve për patentë shoferi ndërmarrjes “Auto Moto Start” e cila realisht nuk i plotëson kushtet. Me kalimin e kohë është duke u zbuluar skena e MPB-së që këto licenca tu jepen farefisnive dhe njerëzve që drejtëpërdrejt punojnë për këtë ministri.

Auto Moto Start-i filloi me punë

Interesi për paranë nuk njeh komb, kufijë, moshë apo gjini. Nga kjo rrjedh se patriotizëm në biznes nuk ka. Mirëpo si duket kjo vlen vetëm për shqiptarët, pasi që popujt tjerë tek disa më pak, e tek disa më shumë kjo është e theksuar dhe si rjedhojë e kësaj kemi edhe diskriminimin ekonomik të shqiptarëve në Maqedoni. Në ekonominë e sotme ku ekziston tregu i lirë financiar dhe ai mallrave dhe në kohën e globalizmit ndoshta është e tepërt të flitet për diskriminim dhe patriotizëm ekonomik. Por vet fakti që tek popujt tjerë ekziston kjo dukuri është e udhës që të trajtohet se sa tek shqiptarët, veçanarisht te ata të Maqedonisë mbisundon vullneti dhe dëshira për të qenë patriot edhe kur shkon të blejë në supermarket apo shitore të tjera që ofrojnë artikuj të ndryshëm, kur shkon në restorant apo kur i shfrytëzon shërbimet tjera që ofrohen në këtë kohë. Është fakt se në pozitat udhëheqëse të disa filialave të kompanive të mëdha, supermarketeve, bankave apo shoqërive të sigurimit nëpër qytetet e Maqedonisë perëndimore ku shqiptarët janë shumicë janë të vendosur maqedon dhe numri i të punësuarve nuk korespondon me përqindjen e popullatës. Kjo tregon se maqedonasit në rastin konkret luajnë në kartën e patriotizmit dhe diskriminimit ekonomik. Kur konsumatori shqiptarë hynë në supermarketin VERO, Tinex, KAM apo kur shkohet në pompat e benzinës të Makpetrolit në Tetovë, thuajse në të gjitha rastet ndeshet me shitës maqedon. Edhe pse popullata maqedone merë pjesë me vetëm 20% në nivel komunal, menaxherët kryesorë të këtyre kompanive në Tetovë janë maqedonas derisa konsumatorët potencial janë 80% shqiptarë. Gjendjen edhe më alarmante e bëjnë shumica e të punësuarve tjerë që janë maqedonas. Mirëpo jo çdoherë faji është tek pala tjetër. Në supermarketin KAM në Tetovë na deklaruan se është mosinteresimi i shqiptarëve shkak që përqindja e të punësuarve shqiptarë është në nivele shumë të ulëta. “Prej kohësh ekziston një lajmërim i vendosur në hyrje të supermarketit ku kërkohen të punësuar shqiptarë. Ka patur një interesim shumë të vogël nga shqiptarët dhe ata që kanë ardhur në intervistë nuk janë pajtuar të vazhdojnë më punë si rezultat i pagës prej vetëm 150 eurosh që ofrohet e cila është e njëjtë për të gjithë të punësuarit”, thotë Tomislav Kirovski menaxheri i supermarketit. Por të njëjtën pagë e marin edhe të punësuarit në supermarketin Erzana apo në Palma Trade mirëpo atje numri i të punësuarve është shumë më i madh dhe pronarët shqiptarë të këtyre ndërmarjeve kanë mirëkuptim për karakterin multinacional të Tetovës dhe si punëtorë kanë edhe një numër mjaft të madh edhe të maqedonasve. E njëjta gjendje është edhe në qytet tjera si Kumanova, Gostivari, Struga dhe Dibra derisa në Shkup një pjesë e konsiderueshme e afaristëve shqiptarë kanë të punësuar maqedon në kompanitë e tyre me qëllim që tu shërbejnë nevojave të klientelës maqedonase e cila është më në numër. Një ndryshim pozitiv kohën e fundit kemi në kompantë e telekomunikacioneve si dhe tek operatorët ceuluar T-Mobile, Cosmofon dhe VIP të cilët kanë ndryshuar në këtë drejtim dhe kanë punësuar më shumë shqiptarë edhe pse përqindja ende nuk e reflekton gjendjen reale si është proporcioni në vendbanimet me shumicë shqiptare.

Diskrimini ndjehet edhe nga afaristët shqiptarë

Pjesa Veri-Perëndimore e Maqedonisë atje ku shqiptarët janë shumicë ka vuajtur nga imazhi dhe klima e keqe e plasuar nga qarqet e brendshme si vend jo i sigurt për të investuar. Kjo ka ndikuar tek afaristët e vendit dhe ata të jashtmit që mos të investohet sa duhet në këtë pjesë të vendit. Përveç kësaj afaristët shqiptarë ballafaqoheshin edhe me nënvlerësim si nga kolegët e tyre maqedon ashtu edhe nga institucionet shtetërore. Produktet e prodhuara nga kompanitë shqiptare shumë pak mund të shihen nëpër supermarketet e mëdha kurse për shitoret nëpër Maqedoninë lindore as që vjen në shprehje. Të ndodhur para situatës së tillë dhe duke marrë parasysh zgjerimin, zhvillimin dhe avansimin e biznesit privat në Maqedoninë Veriperëndimore, afaristët shqiptarë e panë të arsyeshme dhe të udhës që ky potencial ekonomik të organizohet në një formë bashkimi i cili do të shërbej për ruajtjen e vlerave ekonomike, për përfaqsimin e denjë të biznesit të kësaj pjesë të shtetit në vend dhe jasht tij. Në shkurt të vitit 2005 ata u formuan Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) sepse sipas tyre të gjitha këta biznese duhet të kyçen në strukturat tjera ekonomike në vend dhe jashtë tij, të sigurojnë informata përkatëse mbi tregjet e brendshme dhe të jashtme dhe të mundohen që biznesin e tyre ta ndërlidhin edhe me bizneset evropiane, te SHBA-ve dhe më gjërë. Nga kjo kohë gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtim pozitiv dhe dita ditës biznesi shqiptar në Maqedoni është duke u pozicionuar në jetën ekonomike të Maqedonisë. Shumë afaristë maqedonas e kanë parë si të domosdoshme bashkëpunimin me afaristët shqiptar dhe tash më patriotizmi ekonomik tek ata është më pak i shprehur. Kryetari i OEMVP-së Xhemali Dauti thekson se në biznes nuk ka bariera dhe biznesi i lidh të gjitha. “Mirëpo biznesmenët në kushte të njëjta i japin prioritet nacionalitetit të cilit i përkasin ndërsa në kushte të ndryshme ndjekin logjikën e biznesit në vendimmarrje gjë që është normale”, thotë Dauti. Sipas tij fakti që në pjesën më të madhe të kompanive të mëdha mungojnë të punësuarit shqiptarë nuk është vetëm faji tek kompanitë pasiqë edhe ata janë në kërkim e sipër të kuadrove shqiptare sepse interesi i tyre është që të jenë më afër konsumatorëve me qëllim të rritjes së realizimit të  prodhimeve dhë shërbimeve të tyre. Përndryshe anëtarë të OEMVP-së janë edhe afër 50 kompani me pronar maqedonas dhe sipas kryetarit të OEMVP-së ky numër dita ditës shënon rritje. “Bashkëpunim të mirë kemi edhe në odat tjera të cilat ekzistojnë në Maqedoni si Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Lidhja e Odave Ekonomike. Ky bashkëpunim është në baza ditore me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore të anëtarëve të odave të lartëpërmendura, sepse dihet që Odat Ekonomike janë servis i kompanive në krijimin e biznes klimës sa më të volitshme”, theksoi Dauti.

Tek konsumatorët shqiptarë mungon vetëdija për të blerë prodhime shqiptare

Edhe pse kohën e fundit lirisht mund të themi se nga disa kompani shqiptare kemi disa artikuj të konsumit të gjërë që llogariten edhe si brend në Maqedoni dhe më gjërë të cilat janë të një cilësie të lartë, përsëri kjo fare pak ka ndikuar që konsumatori shqiptarë të vetëdijesohet dhe të blejë produkte shqiptare. Lëngjet e “Gudalatit”, djathi i “Fejzit”, qumështi i “Sentis Ag”, suxhuku i “UKA-së”, uji mineral i Rugovës, vaji “Floriol” janë vetëm disa nga artikujt që me plot sukses u konkurojnë artikujve tjerë në tregun e Ballkanit. Mirëpo shqiptarin përsëri e shohish duke pirë ujin mineral Gorska, Heba, Pelisterka etj, por jo edhe Ujë Rugove. Paramendoni që një maqedonas nga Strumica të konsumojë Ujë Rugove ?  Është diçka e paimagjinueshme apo jo? Por një pjesë të fajit këtu e kanë edhe tregtarët shqiptarë të cilët në ofertën e tyre shumë pak shikojnë që t'i kenë prodhimet e kompanive shqiptare. Ka shumë shitore ku nuk mundesh t'i gjesh këta produkte. “Ne në ofertën tonë i kemi gati se të gjitha produktet e konsumit të gjërë që prodhohen nga kompanitë shqiptare. Mirëpo nga ana e pronarëve të shitoreve me pakicë nuk ka kërkesë të madhe për ata produkte sepse atyre nuk ua blejnë konsumatorët. Ne mendojmë se janë konsumatorët ata që duhet të vetëdijesohen për blerjen e produkteve që i prodhojnë kompanitë shqiptare”, thotë Imran Aliu pronar i deposë së mallrave me shumicë “Jehona”, në Tetovë. Që të mos ndeshemi me raste të tilla është e udhës që të gjithë të vetëdijësohen dhe të jenë pak më shumë patriot në aspektin ekonomik. Dhe me mundësitë që ekzistojnë t'i ndihmohet zhvillimit të biznesit shqiptarë pasiqë në këtë mënyrë i është ndihmuar edhe popullsisë shqiptare.


Asim BEQIRI


Lartė | Prapa

 
  © 2007-2008 Revista Ekonomike Valuta. Dizajni & Programimi i web faqes nga VALUTA